Telegrafi

Nihat në kërkim të formës së tij

Sido që të jetë, ai është i kënaqur që është kthyer te klubi ku e ka filluar karrierën dhe nuk planifikon më që të largohet

“Nuk e filluam mirë sezonin. Madje edhe kur luanim mirë, rezultatet nuk ishin të mira, as në Ligën turke as në Ligën e Kampionëve”.

“Ende nuk jam i kënaqur me paraqitjet e mia. Duhet të përmirësohem, sepse pres shumë nga vetja”.

“Duhet të punoj shumë që t’ua tregoj të gjithëve Nihatin e vërtetë. Edhe pse jam turk, më duhet kohë që të përshtatem, sepse kam qenë tetë vite jashtë”, ka thënë për uefa.com ish-sulmues i Villarrealit. /Telegrafi/