Telegrafi

“Nihani” tregon nëse është shtatzënë

Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu (Foto: Instagram/neslihanatagul)

Aktorja turke, Neslihan Atagul, për publikun shqiptar është bërë e njohur në serialin e shumë pëlqyer “Kara Sevda” në rolin e “Nihanit”.

Neslihan në vitin 2016 është martuar me aktorin turk, Kadir Douglu, por çifti nga kjo martesë nuk kanë ndonjë fëmijë akoma.

Megjithatë, të gjithë janë kurreshtarmbi jetën private të dyshes pasi pothuajse në çdo intervistë aktorja pyetet nga gazetarët nëse është shtatzënë.

“Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje, më pyesin aq shpesh sa kam frikë se do më lënë shtatzënë. Jam në pritje të një projekti të ri në karrierën time. Kaq mund t’ju them për momentin pasi asgjë nuk është vendosur ende” , ka thënë Atagul.

Ndërkaq, historia e dashurisë së bukuroshes me aktorin Douglu ka filluar në xhirimet e “Fatih Harbiye”, ku të dy ishin protagonistë kryesorë të serialit.

Vlen të ceket se, “Nihan” vazhdon të jetë një emër mjaft i suksesshëm në aktrim, por viteve të fundit ajo ka qenë edhe imazh kryesor i disa kompanive të mëdha në Turqi. /Telegrafi/