Aktorja turke Neslihan Atagul e njohur për rolin e saj si ‘Nihani’ tek seriali ‘Kara Sevda’, po vazhdon të komentohet për pamjen e saj.
Ditë më parë ajo i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj dy-vjeçare me aktorin Kadir Gogulu.
Ndërsa, tani, ‘Nihan’ po shijon muajin e mjaltit në ishujt Maldive.
Mediat turke kanë arritur të sigurojnë disa fotografi, ku bukuroshja turke vetëm me bikine.
E veshur me bikine të zeza dy-pjesëshe, Neslihan shfaq hiret e saj natyrale, teksa shijon rrezet e diellit.
Nga fotografitë vërehet qartë se ajo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në pamjen e saj.