Telegrafi

‘Nihani’ me fitime marramendëse

Përveç angazhimeve në seriale ajo fiton me tepër në reklama.

Fal bukurisë, butësisë dhe talentit të saj, aktorja turke Neslihan Atagul, siç raportojnë mediat turke, fiton shuma marramendëse nga kontratat që lidh me kompanitë të ndryshme, që e angazhojnë atë për t’u bërë fytyrë reklamuese.

Aktorja ka nënshkruaj së fundmi një kontratë në vlerë prej 300 mijë euro, raporton Haber Turk.

Ndërsa pak muaj më parë kontrata tjetër që ka nënshkruar me një kompani të shamponëve ka qenë 250 mijë euro.

Po ashtu, raportohet se çdo javë ajo fiton 10 mijë euro për angazhimin e saj në serial.