Përpjekjet e një shefe nigeriane për të thyer rekordin për të gatuar pa pushim janë njohur zyrtarisht nga Rekordet Botërore Guinness. Hilda Baci u bë sensacion kombëtar pasi ka gatuar për katër ditë me radhë muajin e kaluar.
Ajo gatoi për 100 orë – dhe iu lejua një pushim prej pesë minutash çdo orë ose ekuivalenti i kësaj periudhe për disa orë.
Megjithatë, GWR ka rekordin e saj e ka të regjistruar në 93 orë 11 minuta, duke i hequr shtatë orë për të bërë një pushim më të gjatë se sa lejohej në një rast, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Por ajo gjithsesi se e theu rekordin e mëparshëm me më shumë se pesë orë, rekord ky i cili ishte thyer në Rewa, në Indinë qendrore në 2019 nga kuzhinieri indian Lata Tondon.
Shefja Baci, 27 vjeçe, përdori më shumë se 100 pjata të ndryshme nga momenti kur ndezi sobën e saj të enjten e 11 majit. Ajo ndaloi së gatuari të hënën e 15 majit.
Asnjë zyrtar i GWR nuk ishte në ngjarje në zonën e Lekki në Lagos, por ata më vonë rishikuan pamjet që ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Në përpjekjen e saj për thyerjen e rekordit, Baci gatoi kryesisht ushqime nigeriane, të tilla si orizi jollof, si dhe lloje të ndryshme orizi dhe makaronash, dhe gjithashtu bëri akara – një ushqim popullor në rrugë i bërë nga fasule të skuqura. Ushqimi iu shpërnda mysafirëve të ftuar.
Sipas rregullave të GWR, asaj i lejohej vetëm një asistente në të njëjtën kohë dhe lejohej të përdorte tualetin ose të dremiste vetëm gjatë pushimeve të saj. /Telegrafi/