Shkencëtarët në Nigeri kanë zhvilluar një test më të lirë dhe më të shpejtë për coronavirus, që do t’ju mundësojë atyre testimin e gjerë të popullatës, duke marrë parasysh që vendi është përballur me mungesa të pajisjeve.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ky produkt është më i lirë se testet e tjera PCR – lloji më i zakonshëm i testit – dhe mund të japë rezultate në më pak se 40 minuta, njoftoi Instituti i Kërkimeve Mjekësore Nigeriane (NIMR).
Testi i zhvilluar nga këta shkencëtarë do të kushtojë më pak se 25 dollarë, ndërsa mostrat mund të analizohen duke përdorur një makinë lëvizëse që do të mund të përdoret edhe nga personeli me një trajnim minimal, pa ndonjë shkallë të lartë profesionale.
“Ne e pamë nevojën e pajisjeve të testimit, veçanërisht të atyre që mund të japin rezultate në një kohë të shkurtër”, tha drejtori i NIMR, Babatunde Salako. /Telegrafi/