Telegrafi

Nigeria, vend i çudive: Arsye më bizare për shkurorëzim, nuk keni dëgjuar kurrë!

Gjykata në Lagos, e ka kryer shkurorëzimin e një çifti pas 25 vitesh martesë. Ata janë ndarë pasi burri e akuzoi gruan se “ia kishte vonuar darkën”.

Ai i kishte thënë Gjykatës se “ka pritur mbi një orë dhe se kohëve të fundit aftësitë e saj për gatim nuk janë si duhet”.

Vanguard National Daily, raporton se ky është rasti i parë që Gjykata e shkurorëzon dikë shkaku i vonesës së ushqimit, por rastet e kërkesave bizare janë pa fund, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2008, një burrë ka kërkuar shkurorëzim nga 82 gra të tij, nga 86 sa i kishte gjithsej, në mënyrë që të shpëtonte nga ligjet e Sheriatit.

Një biznesmen 32-vjeçar ka kërkuar shkurorëzim, vetëm disa orë pas ahengut shumë të shtrenjtë të martesës, kur kuptoi se gruaja tij kishte futur sfungjer për t’i fryrë të pasmet.

Pas pesë vitesh martesë, një burrë ka kërkuar shkurorëzim nga gruaja, sepse të afërmit e saj kanë ndërhyrë kur ai po e rrihte atë. /Telegrafi/