Telegrafi

Nigeria në gjysmëfinale pas penalltive

90 minutat e rregullta të ndeshjes përfunduan pa gola, kështu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për të vendosur fituesin, mirëpo as pas 120 minutave nuk u shënua gol nga asnjëra anë, prandaj është dashur të ekzekutohesh penalltitë për të caktuar se kush do të vazhdonte tutje.

Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, lojtarët e Nigerisë u treguan më të sakte duke fituar 5-4.

Në gjysmëfinale, Nigeria do ta ketë kundërshtar Ganën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Egjiptit dhe Algjerisë. /Telegrafi/