Telegrafi

Nigeria mposht Kamerunin dhe siguron kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës

Nigeria ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Kamerunit për të ‘prerë’ biletën për në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Nigerianët gjetën golin e avantazhit në minutën e nëntë me anë të Semi Ajay, mirëpo pas rishikimit nga sistemi VAR, gjyqtari i ndeshje e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë kjo nuk bëri që Nigeria të humbasë motivimin në këtë sfidë, pasi ata më vonë e gjetën golin e avantazhit dhe atë që në fund doli të ishte i vlefshëm për kualifikim.

Victor Osimhen (36’) bëri një pasim mjaft të mençur brenda zonës të cilin e shfrytëzoi për mrekulli Ademola Lookman që shënoi për 1-0.

 

Në pjesën e dytë Nigeria arriti të gjejë edhe një herë tjetër golin, duke eliminuar kështu Kamerunin nga Kupa e Kombeve të Afrikës.

Ishte përsëri Ademola Lookman (91’) i cili shënoi për 2-0 duke i dhënë fund përfundimisht shpresave të Kamerunit.

Në çerekfinale tani Nigeria do të ketë punë me Angolën, e cila sot (e shtunë) kishte siguruar po ashtu kualifikimin pas fitores me rezultat të pastër 3-0 ndaj Namibisë./Telegrafi/