Ish- anëtarja e grupit të vajzave “Pussycat Dolls” e ka pranuar një ofertë të brendit “London Fog”, të cilin do ta reklamojë në Amerikë.
Krahas këmbëve të saj të gjata, secili centimetër i trupit të 33-vjeçares duket sikur trup i një manekine profesionale.
Fotografitë përmes së cilave këngëtarja e promovon brendin në fjalë, do të shfaqen nëpër revista në SHBA në muajin e ardhshëm.
Edhe pse në dashuri nuk i shkon aq mirë kohët e fundit, Nicole nuk mund të ankohet sa i përket karrierës. Lewis Hamilton mund të pendohet që e ka braktisur. /Telegrafi/