Brad Pitt dhe Nicole Poturalski thuhet se po shijojnë një lidhje dashurie që nëntë muaj.
Edhe pse dyshja nuk kanë konfirmuar qartë se po takohen, fansat po vazhdojnë të ‘gjurmojnë’ për çdo detaj që ka të bëjë me jetën e tyre.
Megjithatë, raportet që janë duke u shfaqur çdo ditë në lidhje me romancën e tyre, përfshirë këtu edhe polemikat e Brad dhe Angelina, kanë bërë që të mendohet se çifti i ri po shfaqin një urrejtje së fundmi për ish-bashkëshorten e Brad, aktoren Angelina Jolie.
Fatkeqësisht, ata kritikë ndaj marrëdhënies së tyre kanë filluar të komentojnë në Instagramin e Nicole, dhe ajo thjesht duhej të mbronte veten.
Dje, Nicole publikoi një fotografi e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë portokalli dhe shkroi, “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”.
Reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe një ndjekës iu drejtua asaj me akuza se ajo dhe Brad ‘janë duke e urryer Angelinan’.
“Nëse po, atëherë pse ti dhe Brad e urreni Angelinan?”.
Kjo nuk u sqarua, por mbase kishte të bënte me atë se si Brad e çoi Nicole në vendin e dasmës së tij dhe Jolie, në përvjetorin e martesës së tyre.
“Nuk e urrej askënd”, ishte përgjigja e Poturalski.
Fotografia më pas u fshi nga modelja duke qenë se ajo nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/