Nicole Kidman ka ndryshuar pamjen e zakonshme joshëse të Hollivudit për hir të artit.
Aktorja fituese e çmimit Oskar, u shfaq si e çmendur dhe e lodhur në fotografinë e parë të filmit të ardhshëm të saj.
Filmi, i drejtuar nga Karyn Kusama, Kidmanin e sjell si një police të Policisë Los Angelosit, të quajtur Erin Bell.
Historia tregon se si Bell u fsheh si një grua e re prej bandës kriminale dhe ende përballet me ngjarjet traumatike.
Në një intervistë me Vanity Fair, Kusama tha se kishte një vizion të qartë se dhe për këtë rol e donte Kidmanin.
“Gjithmonë e dinim se ajo që donim ishte të dukej sikur ishte një grua e vërtetë mesatare me një të kaluar që mban në fytyrë”, tha Kusama për revistën.
Nga transformimi i Kidmanit, Kusama tha se aktorja thjesht dëshiron të jetë gati për të punuar. /Telegrafi/