Site icon Telegrafi

Nicole Kidman shpallet e veshura më keq në SAG Awards (Foto)

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Screen Actor’s Guild Awards, në Los Angeles.

Në mbrëmje të tilla shpesh herë është më e rëndësishme paraqitja në tapetin e kuq sesa një trofe i fituar.

Kështu që shumica e yjeve të kinematografisë e mendojnë gjatë veshjen e tyre në mënyrë që të godasin në shenjë.

Mes një konkurrente të fortë, dikush do të dal i fituar e dikush i humbur.

Një prej “të humburve” më të mëdhenj të tapetin të kuq ishte padyshim aktorja Nicole Kidman.

Ajo këtë vit mori stafetën për fustanin më të shëmtuar, një krijim i markës Gucci.

Fustani i saj i gjelbër, në shpatulla kishte dizajnin e dy papagajve të cilët merrnin shumë vëmendje, por jo për të mirë.

Exit mobile version