Site icon Telegrafi

Nicole Kidman shkëlqen në fustanin 12 mijë dollarësh (Foto)

Aktorja e njohur Nicole Kidman është shpallur tashmë australiania më e pasur në botën e show-biznesit, me mbi 347 milion dollarë të ardhura.

Në gjithë këtë pasuri, bukuroshja Kisman ia lejon vetes që të shpenzojë në masë të madhe dhe të bëjë një jetë luksi.

Në ceremoninë e CFDA-së, në New York gjatë të hënës mbrëma, Nicole u shfaq me një fustan, vlera e të cilit mendohet se shkon deri në 12 mijë dollarë.

Lexo po ashtu Nicole Kidman sherr me Amber Heard

49 vjeçarja kishte veshur një fustan të zi, i cili i shkonte për mrekulli. Këtë fustan ajo e kishte kombinuar fustanin me sandale me take të zeza.

Sigurisht që kjo pamje e saj është kompletuar edhe me një varëse të shtrenjtë me rubinë, të cilën ajo e mbante në qafë. /Telegrafi/

Exit mobile version