Aktorja e njohur Nicole Kidman përkundër viteve, vazhdon të mbetet në top formë.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set fotografik mjaft ‘të nxehtë’, për revistën presitgjoze “Stellar”.
50 vjeçarja është shfaqur mjaft atraktive në disa poza në pishinë, teksa nuk heziton të vërë në pah kthesat e saj trupore.
Fituesja e çmimit Oscar, ka pozuar e lagur, me një fustan në vlerë 4500 dollarë, të Alex Perry që i shfaq dekoltenë.
“Nuk jam strikte me dietën. Ha gjithçka, por nga pak”, ka thënë Kidman lidhur me vitalitetin e saj. /Telegrafi/