Nicole Kidman ka befasuar të gjithë me veshjen në një event bamirësie.
Aktroja 50-vjeçare ishte në San Francisco në ndejën e organizuar nga “Big Little Lies”, ku ka folur rreth rëndësisë së humanizmit ndërmjet njerëzve.
Por, Kidman nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës me paraqitjen duke “guxuar” të dalë pothuajse e “zhveshur”.
Pjesa e sipërme e fustanit të zi ishte krejtësisht transparent, e cila gjë i ekspozonte gjoksin.
Pas shfaqjes ajo ka marrë kritika të shumta nga publiku dhe miqtë e saj.
Gjithsesi e veshur ashtu artistja 50-vjeçare dukej mjaft seksi dhe joshëse në eventin amerikan. /Telegrafi/