Site icon Telegrafi

Nicole Kidman krejt ndryshe në filmin “Destroyes” (Foto)

Ajo njihet për ndryshimet e saj, duke ftiuar një Oscar pasi ka bërë një hundë me protezë për të portretizuar Virginina Woolf në 2003, për filmin “The Hours”.

Nicole është parë në ditën e dytë të xhirimeve për trillerin e ri “Destroyes” në Los Angeles. 50-vjeçarja ishte trukuar si një detektive e dyshimtë, duke u shfaqur pothuajse e panjohur.

Kidmanin jemi mësuar ta shohim me flokët e gjatë bjond, por këtë herë shfaqet me flokë të shkurtra brun, paruke zeshkane, një xhaketë lëkure për të portretizuar më së miri një detektive policie në filmin e regjisorit Karyn Kusama.

Kidman është 50 vjeçare, por gjithnjë është konsideruar prej femrave dhe aktoerve më të mira.

Ajo ka qenë e martuar me Tom Cruise për 11 vjet, kurse nga viti 2006 është e martuar me Keith Urban.

Ajo ka dy fëmijë me Cruise dhe dy fëmijë me bashkëshortin e dytë. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version