Site icon Telegrafi

Nicole Kidman e prekur nga lufta në Kosovë, thotë se kjo është arsyeja pse vendosi të ndihmonte (Foto)

Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, ka thënë së fudnmi se është prekur kur ka parë gratë dhe fëmijët në Kosovë që ishin viktimë e luftës në Kosovë.

Që atëherë, ajo ka vendosur t’i ndihmojë ata viktima, gjë e cila u bë prioritet në jetën e saj, transmeton albeu

Kjo aktore e filmit, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, tha mbrëmë në New York, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, ku dhe mban postin ambasadore, se prej para 10 vitesh ka filluar të angazhohet dhe do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”, raporton “AP”.

Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë tubuar më se 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman.

Nicole e ka vizituar Kosovën në vitin 2006, ku është takuar me disa gra të Kosovës dhe me personalitete të ndryshme.

Nicole Kidman gjatë vizitës së saj në Kosovë, në vitin 2006.
Exit mobile version