Aktorja e famshme australiane, Nicole Kidman, e cila më 20 qershor i ka mbushur 50 vjet, vazhdon të jetë një prej aktoreve të kërkuara në Hollywood.
Fituesja e Oscarit ka folur për karrierën e saj dhe përjetimet e deritanishme.
“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu ku jam. Është gjë shumë e bukur që viti i kaluar solli shumëçka në të njëjtën kohë. Nuk e di si ndodhi e gjitha”, ka deklaruar ajo.
Edhe pse është e njohur për xhirimin e dramave dhe filmave që tregojnë vështirësitë jetësore, aktorja ka thënë se do t’i pëlqente të xhironte komedi.
“Megjithëse më thonë se nuk jam qesharake, do të doja që ta lë dramën pas vetes… Jam e gatshme për gjëra të reja dje nuk shqetësohem se nuk do të kem sukses. Jam rritur duke shikuar komedi, siç është ‘I Love Lucy’. Ajo që më mban pranë njerëzve, është buzëqeshja. Kjo është ajo që e dua”, ka thënë 50-vjeçarja.
Rikujtojmë se në dy vitet e fundit, Kidman ka qenë aktive në xhirimet e serialit “Big Little Lies”, si edhe e ka xhiruar filmin “Lion”, i cili në vitin e kaluar u nominua për Oscar.
Po ashtu, është aktive edhe në xhirimet e filmave, “Untitled Bryan Cranston”, “Boy Erased” e “Aquaman”, që dalin në kinema në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/