Telegrafi

Nicole Kidman dhe Keith Urban festojnë 12 vjetorin e martesës

attends Lincoln Center's American Songbook Gala at Alice Tully Hall on May 29, 2018 in New York City.

Janë një ndër çiftet që asnjëherë nuk kanë qenë temë e mediave rreth ndonjë mosmarrëveshje.

Bëhet fjalë për Nicole Kidman dhe Keith Urban, të cilët e kanë festuar 12 vjetorin e martesës.

Dyshja gëzojnë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur, ku si rezultat i kësaj janë edhe prindër të dy fëmijëve.

Aktorja ka pohuar se i kujtohet dita e martesës dhe se ka ndjesi që dita m e lumtur e jetës së saj ka ndodhur dje.

“Duke e mbajtur në mend 12 vjet më parë në kishë në Manly, Australi. Ende ndjej sikurse ishte dje. Jam një grua me fat. Urime përvjetorin zemër”, ka shkruar aktorja në Instagram.

Gjithashtu edhe këngëtari ka shkruar në rrjetet sociale se me bashkëshorten kanë krijuar sinergji shpirtërore.

Lexo po ashtu Ekspertët tregojnë se pse ledhatohen në qilimin e kuq teksa puthen Kidman dhe Urban

“12 vjet nga vallëzimi sinergjik shpirtëror e hyjnor. Urime përvjetorin zemër. Të dua shumë”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të ndryshme filmike dhe këngëve të reja muzikore. /Telegrafi/