Ylli i Hollywood-it, Nicole Kidman dhe partneri i saj, këngëtari australian, Keith Urban, i janë bashkuar listës së të famshmëve për të dhuruar fonde rreth krizës në Australi, teksa po vazhdojnë akoma të luftojnë me zjarret masive.
“Mbështetja, mendimet dhe lutjet e familjes sonë janë me të gjithë të prekurit nga zjarret në Australi”, tha çifti në Instagram.
“Ne po dhurojmë 500,000 dollarë për Shërbimet e Zjarrit Rural që të gjithë po bëjnë dhe po japin aq shumë tani”, vazhduan ata.
Kidman dhe Urban, vendasit që zotërojnë një shtëpi jashtë Sidneit, ndanë një lidhje me shërbimet lokale të zjarrit, ku secili mund të kontribuuojë.
Ata janë personat e famshëm të fundit që premtuan donacione për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.
Më parë, edhe këngëtarja e muzikës pop, Pink tha që planifikoi të dhurojë 500,000 dollarë.
Aktori Hugh Jackman, ylli i “Queer Eye”, Jonathan Van Ness si dhe komediani e producenti, Nick Kroll kanë thënë në mediat sociale se po mbështetnin organizatat australiane ndërkohë që po grumbullojnë para për të ndihmuar zjarrfikësit. /Telegrafi/