Telegrafi

Nicole Kidman dhe Hugh Grant në rolin e një çifti misterioz në serialin “The Undoing”

(Foto: Variety)

Prodhuesi i serialit popullor, “Big Little Lies”, David E Kelley ka përgatitur një trajtim të ri televiziv, ku në rolet kryesore do të shfaqen Nicole Kidman dhe Hugh Grant.

Kjo dyshe fantastike është pjesë e një historie dramatike rreth bashkëshortëve misteriozë.

Kelley thotë se Kidman dhe Grant sjellin argëtim të pafund në ekranet e vogla në një mini-serial të quajtur “The Undoing”, historia e të cilit bazohet në një mori sekretesh mes të dyve, por gjithashtu përfshin një krim që zbulon të vërteta shqetësuese, shkruan Variety.

Ngjarja zhvillohet në një botë elegance dhe luksi në Manhattan të qytetit të New Yorkut. Kidman luan Grace, një terapiste e suksesshme që trajton çifte, ndërsa Grant e gjen veten në rolin e burrit të saj, Jonathan, një onkolog pediatrik.

“Jeta e një terapiste të suksesshme në qytetin e New Yorkut fillon të zbërthehet përpara botimit të librit të saj të parë”, thuhet në përshkrimin e serisë.

Të gjashtë episodet e këtij mini-seriali u drejtuan nga Susanne Bier. Episodi i parë i “The Undoing” do të shfaqet premierë më 25 tetor në rrjetin kabllor amerikan, HBO. /Telegrafi/