Në moshën vetëm 16 vjeç, 11 muaj dhe dy ditë, talenti i madh i klubi Danubio, Nicolas Siri është bërë lojtari më i ri në historinë e futbollit profesionist që shënoi një het-trik, duke thyer rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane, Pele.
Sulmuesi i talentuar uruguaian, i cili shënoi në debutimin e tij kundër Nacional fundjavën e kaluar, vazhdoi fillimin e tij mbresëlënës duke shënuar një het-trik të përsosur kundër Boston River të premten, duke treguar gjakftohtësi të jashtëzakonshme për të ndihmuar ekipin e tij në fitore 5-1 në Centenario Stadium.
Me këtë gola, Nicolas Siri thyen rekordin e madh të mbajtur nga Pele dhe bëhet lojtari më i ri ndonjëherë në histori të futbollit që shënon het-trik në një ndeshje.
Nicolás Siri scored the perfect hattrick for Danubio today.
Good header ✅
Delicate chip with his left-foot ✅
Clean strike with his right-foot ✅16-years-of-age. He is the real deal.pic.twitter.com/V81e0Rwbl5
— Follow @UruguayanHeroes (@UruguayHeroes) March 19, 2021
Golat e sulmuesit të ri erdhën në minutat 23’, 64’ dhe 71’.
Si rezultat i aftësive të tij të mëdha para portës, gjigantët spanjollë të Barcelonës thuhet se po monitorojnë nga afër progresin e tij.
Barcelona, with very good contacts and informants in Uruguayan football, are attentive to the evolution of Danubio forward Nicolás Siri (16). [md] pic.twitter.com/4RJyHYunAv
— barcacentre (@barcacentre) March 20, 2021
Pas fitores 5-1 kundër Boston River, Siri foli për shtypin lokal dhe u tregua shumë i lumtur me het-trikun dhe formën.
“Jam shumë i lumtur, është një ëndërr e vërtetë. Për fat të mirë gjithçka po ndodh. Ishte hera e parë që luaja në Centennial, e vërteta është se e gjitha është një ëndërr”, ka thënë fillimisht Siri për Radio Oriental.
“Unë gjithmonë përpiqem të kënaqem, shpresoj të vazhdoj kështu”.
Nicolas Siri’s brother Enzo was in disbelief at seeing his hat-trick for Danubio 🇺🇾 today
Siri [16] has 4 goals in his first two professional matches pic.twitter.com/cyE04CJF9y
— Uruguay Football ENG (@UruguayFootENG) March 20, 2021
Danubio might be struggling right now but it looks like they've unearthed a gem in 16-year-old forward Nicolas Siri.
A goal against Nacional last week and now a hat-trick against Boston River. One to watch pic.twitter.com/is4hfd1tHp
— Tom Robinson (@tomrobbo89) March 20, 2021
Danubio aktualisht është në vendin e 11-të në Primera Division të Uruguait pas një fillimi të dobët të sezonit, por Siri shfaqi pjekurinë përtej viteve të tij kur u pyet për situatën e tyre aktuale.
“Ne jemi në një moment delikat, por duhet të përballemi me më të mirën që kemi, duke luajtur futboll dhe duke bërë atë që dimë të bëjmë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, përfundoi sulmuesi i talentuar uruguaian. /Telegrafi/
https://twitter.com/MCFCWVP/status/1373054788779307010