Telegrafi

Nicolas Cage ‘nuk njihet’ në xhirimet e “Dream Scenario”

(Foto: TheImageDirect/WireImage)

Aktori hollivudian, Nicolas Cage, e ka ndryshuar tërësisht dukjen për xhirimet e filmit “Dream Scenario”. Ai është fotografuar në Toronto dhe nuk njihet në imazhet e shpërndara në internet.

Kjo komedi realizohet me regji të Kristoffer Borgli, ndërsa komploti ende nuk dihet. Ari Aster dhe Lars Knudsen janë producentët.

Krahas Cage, në film do të luajnë edhe Julianne Nicholson, Dylan Baker, Kate Berlant, Michael Cera dhe të tjerë.

(Foto: TheImageDirect)

Në vijim, Nicolas do të punojë në disa projekte të tjera filmike, disa prej të cilave janë: “The Unbearable Weight of Massive Talent”, “Butcher’s Crossing” dhe “Renfield”.

Sa i përket jetës personale, aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij, Riko Shibata, u bënë prindër të një vajze në shtator. Ndryshe, Cage ka djemtë Weston (31) dhe Kal-El (16) me ish-partneret e tij. /Telegrafi/

(Foto: TheImageDirect)

 

(Foto: TheImageDirect)