Ai ka qenë i martuar tri herë më parë.
Por, duket se Nicolas Cage është gati për kurorëzimin e katërt siç dëshmohet përmes kërkesës për të drejtën për kurorëzim në Clark County, Nevada.
Aktori 55-vjeçar paraqiti dokumentet e kërkesës së martesës me Erika Koiken, të cilën e kishte njoftuar një vit më parë, raportoi TMZ.
Artisti deri më tani ka qenë i martuar tri herë, së fundi me Alice Kim nga viti 2004 deri më 2016. Çifti u martua në korrik të vitit 2004 dhe lindi djalin e tyre, Kal-El.
Para kësaj, ylli i “Ghost Rider” ka qenë i martuar me Lisa Marie Presley, 51 vjeç, për pak më shumë se tre muaj në vitin 2002. Para kësaj ishte i kurorëzuar me Patricia Arquette, 50 vjeçare, nga viti 1995 deri në vitin 2001.
Aktori i Lordit të Luftës gjithashtu ka një djalë, Weston, 28 vjeç, nga një marrëdhënie më parë me aktoren Christina Fulton. /Telegrafi/