Site icon Telegrafi

Nicola Pelz bën tatuazh emrin e Brooklyn Beckham

Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham (Foto: Instagram)

Çifti i njohur, Nicola dhe Brooklyn kanë shtyrë ceremoninë e martesës, për shkak të pandemisë coronavirus.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndalur veprimet e tjera, që dyshja janë duke i bërë për njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.

Modelja së fundmi ka zbuluar tatuazhin e ri që ka bërë, ku ka zgjedhur të shkruaj emrin e të fejuarit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe ka ndarë imazhe duke pozuar me shpinë mbrapa.

Bukuroshja bionde është parë e veshur me një fustan të verdhë, kurse ftyra e saj mezi vihej re.

Përndryshe, në postimet e secilit tashmë kanë zënë vend dedikime romantike, ndërsa po pozojnë të lumtur së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version