Telegrafi

Nicola Peltz merr vëmendje me xhaketën e Gianni Versace 12 mijë dollarëshe në një dalje me Brooklyn Beckham në New York

Foto: Splash News

Ata u fejuan gjatë vitit të kaluar.

Dhe aktorja Nicola Peltz dhe partneri i saj, Brooklyn Beckham, 22 vjeç, dukeshin çdo centimetër të dashuruar teksa po dilnin për kafe në New York të premten.

Djali më i madh i Victoria dhe David Beckham kishte vënë krahun rreth bukuroshes 26-vjeçare, e cila bëri një paraqitje në një xhaketë ikonike të Gianni Versace me rruaza të zbukuruara prej 8 mijë e 654 funtesh apo 12 mijë dollarë.

Brooklyn dhe Nicola (Foto: Splash News)

Dukjen e kompletoi me një palë xhinse të errët dhe një çantë të markës Hermes, çmimi i së cilës është hiç më pak se 26 mijë dollarë.

Brooklyn në anën tjetër ishte kombinuar mjaft mirë me partneren me xhinse të errëta e gjithashtu edhe me triko të zezë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brooklyn Beckham

Beckham – i cili është më i madhi nga katër fëmijët e David dhe Victoria Beckham – bëri propozimin për fejesë qershorin e kaluar.

Brooklyn dhe Nicola (Foto: Splash News)

Saktësisht 12 muaj pasi u ul në gjunjë për propozim, ai ndau një postim në Instagram, duke u treguar ndjekësve të tij se si Nicola e bëri atë ‘një person më të mirë’.

Në tetor u pretendua se dyshja po planifikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë.

Nicola dhe Brooklyn (Foto: Instagram)

Resorti luksoz ku thuhet se do të martohet Brooklyn dhe Nicola kushton rreth tre milionë dollarë. /Telegrafi/