Telegrafi

Nicola Peltz dhe i fejuari i saj, Brooklyn Beckham transformohen në Donatella dhe Gianni Versace për Halloween

Ata ndajnë vazhdimisht gjëra të bukura nga romanca e tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë Nicola Peltz dhe i fejuari i saj, Brooklyn Beckham, zgjodhën të bënin disa ndryshime të hënën, për festën e Halloween.

Aktorja 25 vjeçare dhe i fejuari i saj, 21 vjeçar ishin veshur si dyshja vëlla-motër (Gianni dhe Donatella Versace) me koleksionin e tyre të fundit.


Nicola ishte një version i përafërt me Donatella ndërsa kishte lëshuar flokët e gjata të bardha, ndërkohë që Brooklyn kishte veshur një këmishë të verdhë, gjersa mori një pozë të mahnitshme përkrah të fejuarës.

Ata u komentuan mjaft shumë për këtë, madje reagimet e fansave ishin tejet pozitivë për ndryshimin e bërë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicola Peltz

Të njëjtit thuhet se kanë shtyrë dasmën për në vitin 2022 kështu që nuk kanë pse të kufizojnë numrin e të ftuarve për shkak të pandemisë së coronavirusit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Çifti kaluan një kohë të gjatë të izolimit në Amerikë tek familja e Peltz, derisa më pas u kthyen edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Donatella dhe Gianni (Foto: Shutterstock)

Ndërkaq një burim pranë tyre njoftoi se dyshja do të martohen në vitin 2022, edhe pse akoma nuk është zbuluar asgjë më shumë rreth kësaj.

Është thënë që Brooklyn do ketë përkrah vëllezërit e tij, Romeo, 18 vjeç dhe Cruz, 15 në ceremoni, ndërkohë që nëna e tij, Victoria, do ti’a realizojë Peltz fustanin e martesës. /Telegrafi/

Donatella dhe Gianni (Foto: E Online)