Telegrafi

Nicola Cage: I urrej rrjetet sociale, krejt jetë është postime

Nicolas Cage shprehu zemërim e madh ndaj rrjeteve sociale që dominonin botën.

Pikërisht, në Festivalin e Filmit të Sandensit në Utah, aktori ka zgjedhur fjalët më të rënda për këto mediume.

“Unë e urrej rrjetet sociale. Jam nga një tjetër kohë. Godita dhe bërtita. Nuk kam Twitter, Facebook apo Instagram. Dua ta mbaj epokën e artë, atmosferën misterioze, sepse nuk dua të bëhem anëtar i këtij klubi “, tha 54-vjeçari.

Lexo po ashtu Sot, shteti po i konfiskon patundshmëritë shkaku i borxheve: Si i shpenzoi 150 milionë dollarë Nicolas Cage?

Cage vazhdoi të shprehë pakënaqësinë rreth rrjeteve sociale duke shprehur zhgënjimin.

“Sot gjithçka është postime, jam i zhgënjyer, veçanërisht është e vështirë për dikë si unë. Më pëlqen të takoj njerëz dhe të flas”, përfundoi ai.

Nicolas Cage në saje të shumë filmave pasuria e tij arrinte shifrat prej 150 milionë dollarëve. Por, Cage nuk diti ta menaxhoi mirë pasurinë për një kohë të gjatë.

Ai e harxhoi atë në një varg blerjesh të shtrenjta dhe shpesh të çuditshme, duke u përballur më pas me konfiskimin e disa pronave për shkak mos shlyerjes së borxheve tatimore në vlerës prej gjashtë milionë euro.

Tani me vlerë 25 milionë dollarëve, Cage po merr role të ndryshme për të paguar borxhet ndaj shtetit amerikan. /Telegrafi/