Site icon Telegrafi

Nicola Berti kritikon lojtarët e Interit, i kërkon Spallettit të punojë në mentalitet

Nicola Berti (Foto: Getty Images)

Ish-mesfushori legjendar i Interit, Nicola Berti, ka kritikuar lojtarët aktual të skuadrës zikaltër.

Berti i cili fitoi një titull të Serie A dhe dy Kupa UEFA me viteve 1988 dhe 1998,  nuk ka kursyer aspak lojtarët e ish-ekipit të tij pas fillimit jo të mirë të sezonit.

“Lojtarë e Interit duhet ta kuptojnë se para kujt luajnë dhe se çfarë fanelle janë duke veshur”, ka thënë Berti për La Repubblica.

Lexo po ashtu Çdo gjë që duhet të dini për shortin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19

“Ata i detyroheshin 60 mijë tifozëve në San Siro të shtunën. Spalletti duhet të punojë në mentalitet”.

“Shumica e lojtarëve sapo janë kthyer nga Kampionati Botëror, kështu që pas pushimit të kombëtarëve ju do e shikoni Interin e vërtetë”.

Festa te goli i Ivan Perisic ndaj Torinos në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images )

“Sidoqoftë, në mesfushë ka padyshim diçka që mundon. Ndërsa në sulm, Lautaro mund të shtojë kualitet”, shtoi ai.

Interi nga dy xhirot e para ka vetëm një pikë, ndërsa në javën tjetër do të përballet me Bolognan. /Telegrafi/

Exit mobile version