Site icon Telegrafi

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar – befason me njërin prej tyre

Anësori i Athletic Bilbaos, Nico Williams, ka zbuluar tre lojtarë që e kanë frymëzuar më shumë gjatë karrierës së tij.  

Në një deklaratë të fundme, Williams ka treguar dashurinë e tij të veçantë për Wilfried Zaha, sulmuesin e njohur të Crystal Palace, si dhe për dy ikonat e futbollit modern, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. 

“Neymar dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarë që gjithmonë më kanë pëlqyer dhe më kanë frymëzuar. Por gjithashtu kam pasur një admirim të madh për Wilfried Zahan kur ai luante për Crystal Palace”.  

“Ai ishte një lojtar që e ndiqja me kujdes dhe që më pëlqente shumë ta shikoja. Në fakt, i preva flokët në këtë stil vetëm për t’u dukur si ai. U përpoqa të kopjoja lëvizjet dhe aftësitë e tij, edhe pse e dija që mund të bëja vetëm 5 për qind të asaj që ai dhe lojtarët e tjerë si Neymar dhe Ronaldo mund të bënin”, deklaroi ylli i ri spanjoll. 

Williams këtë sezon me Athletic Bilbao ka regjistruar 35 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 7 asistime.  

Lexo po ashtu Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Ai vazhdon të punojë fort për të përmirësuar aftësitë e tij dhe të afrohet sa më shumë te niveli i lojtarëve që e kanë frymëzuar, ndërsa afati kalimtar i verës mund të jetë vendimtar në të ardhmen e tij. /Telegrafi/  

 

Exit mobile version