Ylli spanjoll Nico Williams ka deklaruar se Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele janë dy idhujt e tij teksa ai po vazhdon të shkëlqejë në La Liga.
Williams shkëlqeu për Spanjën teksa ‘Furia e Kuqe’ arriti të fitojë Euro 2024 me Nicon i cili në fund ishte pjesë e formacionit më të mirë të kësaj gare.
Sidoqoftë, 22-vjeçari e di se mund të bëjë edhe më shumë dhe po përpiqet që të mësojë nga dy idhujt e tij, Mbappe dhe Dembele.
Mbappe tani mund të konsiderohet edhe si rivali i tij meqenëse u transferua tek Real Madridi këtë verë.
Paraqitjet e Williams në Gjermani vetëm e kanë rritur vëmendjen përreth tij dhe ai e ka sjellë këtë formë edhe në sezonin 2024/2025.
Sulmuesi shfaqi një formë fantastike në fitoren me rezultat 2-0 të Athletic Bilbaos ndaj AZ Alkmaar në Ligën e Evropës të enjten, duke asistuar për vëllaun e tij Inaki Williams.
“Mbappe dhe Dembele janë lojtarë të mëdhenj dhe idhuj për mua. Ata janë unikë dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme të driblimit, unë shpeshherë marrë pak nga loja e tyre dhe mundohem t’i kopjojë ata. Është e mirë për mua që të mësojë nga më të mirët”, ka thënë Williams.
Në fund, Williams foli edhe për raportin e mrekullueshëm që ka me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
“Ne shkojmë shumë mirë së bashku, ne jemi si macja dhe qeni, si vëllezër të vegjël, i uroj atij gjitha të mirat. Unë jam i lumtur në kombëtare nëse ai është aty”, përfundoi 22-vjeçari./Telegrafi/