Telegrafi

Nico i premton besnikëri Barcelonës: Dua të mbetëm gjithë jetën këtu

Barcelona është këndellur në muajt e fundit pas një starti shumë të dobët.

Por këtë edicion për klubin katalunas kanë dalë në skenë shumë talentë si Gavi, Pedri, Nico Gonzales e të tjerë.

Njëri nga talentët e mëdhenj të Barcelonës është Nico Gonzalez, që këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me ekipin e parë, duke shënuar dy gola e duke asistuar në një tjetër.

Mesfushori qendror ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024, por ai ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë gjithë jetën në Camp Nou.

“Do të takohem së shpejti me drejtuesit e klubit për të diskutuar rinovimin e kontratës time. Do të doja të qëndroja këtu gjithë jetën”, tha Nico Gonzalez.

Tutje talenti i madh katalunas ka zbuluar se katër vite më parë ka refuzuar transferimin në Angli te Manchester City, pasi është një tifoz i Barcelonës.

“Në moshën 16-vjeçare refuzova një ofertë të Manchester City, pasi kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës”, deklaroi Nico Gonzalez. /Telegrafi/