Telegrafi

Nicky Jam është fejuar me modelen Cydney Moreau

Ylli i famshëm latin, Nicky Jam, nuk është beqar më.

Këngëtari i njohur 38-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Nick Rivera Caminero, është fejuar me të dashurën e tij, Cydeny Moreau.

Dyshja, të cilët u takuan në xhirimet e klipit të këngës “Atrevete” të vitit 2019, janë gati për të çuar romancën e tyre në një tjetër nivel.

Për ta bërë fejesën akoma më romantike, këngëtari i hitit “X” i propozoi për Ditën e të Dashuruarve.

“Valentini më i mirë i jetës sime. Të dua. Shpresoj që të jemi bashkë deri në pafundësi. Jam njeriu më i lumtur në botë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka shkruar Nicky Jam në postimin e tij të ndarë me ndjekësit në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nicky Jam

“PO, një milion herë”, shkroi Cydney në postimin e saj. “Të dua shumë.Mezi po pres ta ndaj pjesën tjetër të jetës sime me ju. Dita më e mirë”.

Jam përndryshe në vitin 2018 u nda nga bashkëshortja e tij, Angelina Cruz dhe të njëjtit ishin të martuar për afro dy vite. /Telegrafi/