Këngëtarja Nicki Minaj ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, remiksin e këngës “Krippy Kush” .
Kësaj radhe ajo vjen në bashkëpunim me reperët Farruko, Travis Scott, Bad Bunny dhe Rvssian.
Pesëshja në fjalë kanë sjell këtë këngë në një version mjaft interesant, të ndërlidhur mes rrymave ‘dance’, hip hop dhe R&B.
Nicki Minaj e ka treguar gjithmonë se nuk e ka aspak problem ekspozimin e hireve trupore në paraqitjet e saj.
Në klipin e këngës, ajo vjen me një skenë mjaft ‘të nxehtë, ku shfaq tërësisht gjoksin e saj, teksa është e mbuluar vetëm me një rrjetë të zezë.
“Krippy Kush” në vetëm 24 orë pas publikimit në kanalin YouTube, ka arritur të regjistrojë miliona klikime nga kompania menaxhuese Vevo.
Remiksi i kësaj kënge është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët janë jodhur edhe nga paraqitja eksplicite e Nickit në të. /Telegrafi/