Nicki Minaj është treguar e gatshme që t’ia paguajë shkollimin një fansi, me kusht që ai të marrë nota të mira në fakultet.
Kohë pas kohe, fansa të shumtë i kërkojnë mbështetje financiare këngëtares në rrjetet sociale, ndërsa ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre.
Në postimet e tyre, njerëzit i kanë dërguar të dhëna nga xhirollogaritë e tyre bankare duke i treguar Nickit për problemet financiare që i kanë.
Një prej tyre ishte një student me emrin Josh, i cili ia ka kërkuar reperes 1.000 dollarë për të vazhduar studimet. Sipas tij, paratë i nevojiten për qira, ushqim dhe libra.
Minaj ka vendosur t’i dhurojë 6.000 dollarë për këtë student, me kusht që ai të tregojë sukses në studime. /Telegrafi/
Show me straight A's that I can verify w/ur school and I'll pay it. Who wants to join THAT contest?!?!🤷🏽♀️ Dead serious. Shld I set it up? https://t.co/czH715u64a
— Nicki Minaj (@NICKIMINAJ) May 7, 2017