Nicki Minaj ka treguar dashurinë e saj për Kylie Jenner së fundmi.
Bukuroshja amerikane ka kritikuar kohë më parë Travis Scott duke e akuzuar reperin amerikan për manipulim të shitjeve të albumit dhe fryrjen e tyre.
Ajo madje ka thënë se Travis shfrytëzoi të dashurën e tij Kylie Jenner dhe ndjekësit e saj të shumtë në Instagram për ta bërë këtë pasi Nicki ishte duke rrëmbyer pozitën e parë.
Pasi të dy yjet ishin përballë njëra – tjetrës në tapetin e kuq të MTV VMA, ishte Kylie që injoroi reperen duke shmangur.
https://twitter.com/TMZ/status/1032355148113137664
Por, kjo nuk ka ndikuar në mendimin e Nicki Minaj e cila thotë se ka dashuri për Kylien.
“Mendoj se ishte qesharake dhe në të njëjtën kohë gjë e lezetshme”.
"I thought it was really funny and I actually thought it was cute. I fu**ing love Kylie and that's not gonna change. … She gotta ride with her man, why the f**k wouldn't she?"
—@NICKIMINAJ on the video of Kylie Jenner trying to avoid her at the #VMAs #QueenRadio
— Rap-Up (@RapUp) August 23, 2018
“Unë dreq e dua Kylien dhe kjo nuk do të ndryshojë. Ajo ka qenë në një pozitë të papërshtatshme dhe kjo nuk është jetë e vërtetë, është skenë e argëtimit”, potencoi Nicki Minaj.
Nicki shtoi se e kupton Kylien që vetëme ka përkrahur më të dashurin e saj, babin e fëmiut të tyre të vetëm, Stormi. /Telegrafi/