Këngëtarja e njohur Nicki Minaj ka sjell së fundmi për publikun baladën e saj më të re “Regret in your tears”, ndërsa vetëm pak orë para saj, u lansua edhe bashkëpunimi tjetër me artistët David Guetta dhe Lil Wayene.
Në të dyja klipet këngëtarja është shfaqur me skena të nxehta, duke nxjerr në pah gjithë sensualitetin e saj.
Në videon “Light Up My Body”, Nicki duket sikur të jetë ‘mbretëresha’ e klipit.
Ajo shfaqet me një veshje ari, e shtrirë në divan, ndërkohë që më vonë 34 vjeçarja shfaqet e nxehtë me një palë streçe lëkure, teksa bën lëvizje mjaft provokuese.
Këngëtarja kishte vendosur një maskë në fytyrë, e cila e bënte të dukej misterioze po aq sa edhe seksi, ndërkohë që nuk stopon për asnjë moment performancën e saj eksplicite. /Telegrafi/