Telegrafi

Nicki Minaj shfaqet gjysmë e zhveshur në klipin e “Trollz” në bashkëpunim me Tekashi

Nicki Minaj dhe Tekashi 6ix9ine (Foto: CreateMusicGroup/Youtube/Dailymail)

Rep-artistja Nicki Minaj është shfaqur gjysmë e zhveshur në klipin e këngës së re në bashkëpunim me Tekashi 6ix9ine.

37-vjeçarja është shfaqur tërheqëse duke vallëzuar, teksa ka vendosur të veshë një palë të brendshme me ngjyra, shkruan Daily Mail.

Ajo tashmë i është bashkuar këngës, në të cilën është edhe reperi Tekashi që ndodhet në arrest shtëpiak.

“Trollz” titullohet projekti i radhës nga dyshja, që deri më tani ka arritur miliona klikime në platformën YouTube.

Dyshja janë parë të veshur dhe të stiluar me ngjyra të ndryshme, ndërsa në një skenë shihet të mbajnë një tufë me para.

(Foto: Daily Mail)

Theksojmë se Tekashi 6ix9ine është liruar me kusht nga burgu, ndërsa gjatë kësaj periudhe po arrin të thyejë rekorde në industrinë muzikore. /Telegrafi/