Nicki Minaj u shfaq në Instagram të martën mbrëma me një trupore Burberry dhe një pallto të ngjashme.
Rep artistja 39-vjeçare ishte ulur në një shtrat në foto dhe kishte flokë të kuq të ndezur.
Në mbishkrimin e saj, Nicki citoi një varg nga kënga e saj e fundit “Bussin”: “Burberry — pyet Siri, unë nuk kam kurrë humbje”.
Më pas këngëtarja shtoi, ‘Bussin’ dhe përdori shkronjën B në formë emoji.
Truporja paraqiste modelin dallues të markës ikonike Burberry dhe mbulohej nga një material i zi në pjesën e poshtme.
Minaj gjithashtu kishte një çantë me stampimin e njëjtë dhe çizme deri te gjuri për të plotësuar pamjen.
Nëna e një fëmije kishte thonjtë akrilikë tepër të gjatë në pjesën e jashtme dhe flokët e saj të kuq ishin kapur lartë. /Telegrafi/