Reperja e famshme botërore, Nicki Minaj, ka publikuar projektin e ri muzikor i cili mban titullin “Megatron”.
Edhe kjo këngë e Minajt është shoqëruar me videoklip, gjersa edhe këtë herë nuk munguan skenat e ‘nxehta’ nga ana e saj.
“Megatron” vjen pas klipeve “Good Form” me Lil Wayne, “FEFE” dhe “Dip” bashkëpunimin me reperin Tyga.
Nicki Minaj kohë më parë ishte përfshirë në një konflikt me Cardi B që eskaloi në një përplasje fizike.
Dyshja shumë herë kanë sulmuar njëra-tjetrën nëpër këngë.
Reperja thuhet se ka shkëputur raportet me menaxherët e saj, Gee Roberson dhe Cortez Bryant nga Blueprint/Maverick Management me të cilët ajo ka punuar pjesën më të madhe të karrierës. /Telegrafi/