Site icon Telegrafi

Nicki Minaj pranon faktin se është duke flirtuar me reperin Eminem

Foto: Getty Images

Dy nga yjet më të mëdhenj të muzikës rap duket se ndajnë mes tyre më shumë se sa rimën e këngëve.

E premtja e hershme e Nicki Minajt ndezi internetin kur ajo vendosi t’i replikojë një fansi të saj në një pyetjet e drejtuara në Instagram.

Nicki Minaj (Foto: Getty Images)

“A je duke dalur në takim me Eminem?”, ishte pyetja e fansit, së cilës Minaj i është përgjigjjur me “Po”.

Megjithatë, një herë Eminem, 45 vjeç, iu përgjigj afirmimit të saj me “Vajza që e dini se është e vërtetë”, dhe më pas fansat filluan të dyshojnë se kjo nuk është një shaka.

Foto: Nicki Minaj/Instagram

“Baby, mendova se do ta mbanim sekret në fund të dasmës”, u përgjigj Minaj me shaka tek reperi. “Po. Do të flas me ty kur të kthehem në shtëpi”, ka shtuar më pas Eminem.

Revista People ka vendosur të kontaktojë me Eminem, por ai nuk ka dashur të prononcohet rreth këtyre lajmeve dhe komenteve për një lidhje të mundshme me Minaj.

Eminem (Foto: Getty Images)

Lajmi vjen vetëm një muaj pasi Eminem tha në një intervistë se nuk ishte duke u takuar me vajza.

“Është e vështirë. Që nga divorci im unë kam kam dal në takim me ndonjë vajzë”, tregoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version