Nicki Minaj mund të jetë duke punuar në albumin e ri të saj, por kjo nuk po e ndalon reperen që të merr pjesë në reklamën e fundit të Mercedes-Benz.
Minaj shfaqet në një videoklip të ri për modelin e ri A-Class me MBUX teknologjinë si pjesë e kampanjës “Just Like You” nga prodhuesi i veturave.
Pjesëmarrja e Nicki Minaj koincidon me partneritetin e TIDAL me Mercedes Benz.
Platforma e dëgjimit të muzikës do të jetë e integruar në veturat e prodhuesit gjerman në fund të këtij viti.
Klientët do të kenë mundësinë që të kenë qasje në platformën e dëgjimit të muzikës pa pagesë për 12 muajt e parë.
Minaj është bashkëpronare e Tidal me Jay Z, Beyoncen dhe të tjerë.
Vitin e kaluar Nicki Minaj e kishte shuar aktivitetin e saj në rrjetet sociale për të finalizuar albumin e saji të ri.
Ky do të jetë projekti i madh i parë i saj që prej albumit “The Pinkprint” në vitin 2014. /Telegrafi/