Telegrafi

Nicki Minaj ngacmon fansat me fotografinë e fundit në Instagram, por censuron një pjesë të saj (Foto)

Nicki Minaj gjithmonë e më shumë po e censuron veten e saj.

Reperja super e shpejtë në këndim publikoi një fotografi të mërkurën në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft me stil, teksa në sy binte pjesa e gjoksit ku këngëtarja ishte veshur shumë më transparente.

Lexo po ashtu Nicki Minaj e magjishme në Los Angeles (Foto)

Këngëtarja 34 vjeçare pretendoi se kishte mjegulluar pamjen tek gjoksi i saj, në mënyrë që ai të mos vërehej shumë te fansat, përderisa llogaria e saj në Instagram është publike, transmeton Telegrafi.

Nicki kishte shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Mos u shqetësoni në zmadhimin e tyre, ne i kemi mjegulluar ato”.

Bukuroshja Minaj dukej shumë bukur e veshur me një xhaketë Givenchy, këpucë të markës Fendi dhe flokë të gjata në stilin “Rapunzel”.

Ajo u fotografua mbrëmjen e së mërkurës teksa po largohej nga një hotel në “Beverly Hills”. /Telegrafi/