Rep-artisja e njohur, Nicki Minaj, gjatë ditës së sotme (e hënë), ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Aludimet për të kishin filluar gjatë paraqitjes në klipin e këngës “Trollz”, e cila erdhi në bashkëpunim me reperin Tekashi 6ix9ine, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh, ndërsa thekson barkun e rrumbullakosur.
Krijuesja e hitit “Anaconda” ka mahnitur me pozat e marra, ndërsa kishte vendosur të vesh bikini, të dizajnuara me lule shumëngjyrëshe.
Me një makijazh të rëndë, Nicki flokët kishte vendosur t’i bëjë kaçurrela, ndërsa kishte eksperimentuar ato, duke i bërë ngjyrë të verdhë.
Theksojmë se reperja së bashku me Kenneth Petty tashmë janë në pritje të fëmijës, por që nuk e kanë zbuluar ende gjininë. /Telegrafi/