Pas afro katër vitesh, Nicki Minaj ka rimarrë fronin e saj me albumin e shumëpritur.
“Queen” është albumi i katërt i saj që vjen një javë para datës së planifikuar për lansim.
Pos këngëve “Chun – Li” dhe “Bed”, albumi me 19 këngë ka bashkëpunime me Eminemin, The Weeknd, Lil Wayne, Swae Lee, Future, Foxy Brown dhe Labrinth.
“Ky është album im i preferuar. Është albumi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, është shprehur Nicki gjatë një emisioni në radio.
Albumi hapet me “Ganja Burns”, dhe përfshin këngën kontraverse “Barbie Dreams” inspiruar nga kënga e Notorious Big, “Just Playing (dreams)”, në të cilin ajo i këndon seksit me reperë të famshëm, si 50 Cent, Drake, dhe ish të dashurit të saj, Meek Mill.
Pritja ka marrë fund dhe Nicki është rikthyer më fuqishëm se kurrë.
https://twitter.com/MalaysiaPargo/status/1028088055461289991
“The Pinkprint” quhej albumi i mëparshëm, i treti me radhë i Nickit, që u lansua dhjetor të vitit 2014.
Për realizimin e tij, këngëtarja e lindur në Trinidad kishte bashkëpunuar me studio, si Young Money Entertainment, Cash Money Records e Republic Records, për realizimin e atij albumi. /Telegrafi/