Nicki Minaj është e njohur për format e bujshme trupore, të cilat i ka vënë në pah edhe në videoklipin e ri të Jason Derulos.
Kënga me titull “Swalla” është në fakt një bashkëpunim i Derulos me Minaj dhe Ty Dolla $ign.
Nicki është kujdesur për anën ‘e nxehtë’ të videos muzikore, në të cilën shfaqen edhe disa femra të tjera.
Pos kësaj, 34-vjeçarja shfaq edhe talentin e saj prej repereje duke kënduar në një pjesë të këngës.
Ndryshe, ajo është mysafire speciale në videoklipin e Jason Derulos. /Telegrafi/