Këngëtarja amerikane, Nicki Minaj, i ka befasuar fansat e saj, kur gjatë pjesëmarrjes në një emision në radio, e ka lavdëruar politikën e kryeministres së dikurshme britanike, Margaret Thatcher.
“E mbështes Margaret Thatcherin. Nganjëherë mbretëreshat dhe femrat që kanë fuqi, duhet t’i bëjnë edhe gjërat që nuk u pëlqejnë, por e dinë se ajo që bëjnë sjell të mira”, ka thënë Minaj.
Nga ana tjetër, mediat britanike shkruajnë se në Shtetet e Bashkuara shumë pak dinë për politikën e Margaret Thatcher dhe se amerikanët e dinë vetëm se ajo ka qenë kryeministrja e parë e Britanisë së Madhe dhe e se e quajnë “zonja e hekurt”.
Sipas Independent, Thatcher është një prej personaliteteve politike më kundërthënëse në histori të Britanisë së Madhe.
Ajo e ka bazuar politikën e saj në liberalizim dhe privatizim, ndërsa gjatë kohës së mandatit të saj, papunësia në Britani të Madhe ishte rritur nga 13.4 për qind në 22.2 për qind. Në të njëjtën kohë, përfitimet e shtresës së pasur të shoqërisë ishin rritur shumë.
Margaret e kishte kundërshtuar fuqishëm sanksionimin e aparteidit në Afrikën e Jugut, ndërsa partinë politike të Nelson Mandelas e kishte etiketuar si terroriste.
Thatcher do të mbahet mend si kryeministrja që e ka futur në fuqi ligjin që i ndalonte autoritetet lokale ta promovojnë qëllimisht homoseksualizmin. /Telegrafi/