Telegrafi

Nicki Minaj ia kalon edhe Eminemit, bëhet reperja më e ndjekur në botë në rrjetet sociale

Foto: Getty Images/Guliver

Muzika hip hop tashmë është një prej zhanreve më të parapëlqyer në mbarë botën.

Dhe këtë zhanër po e kultivojnë edhe femrat, madje disa prej tyre po arrijnë majat e suksesit duke kënduar këtë lloj muzike.

E tillë është reperja e famshme Nicki Minaj, e cila së fundmi është shndërruar në reperen më të ndjekur në botë në të gjitha rrjetet sociale.

Nicki Minaj (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Ajo ka plot 191 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale, shifër me të cilën ka lënë prapa edhe Eminemin, i cili ka 189 milionë.

Lajmi për këtë gjë është bërë i ditur nga Music New Facts në rrjetin social Twitter.

Një tjetër repere femër shumë e suksesshme viteve të fundit është edhe Cardi B, e cila ka arritur të ngjitet në majat e top listave dhe të rrëmbejë çmime në evente të përmasave botërore. /Telegrafi/

Cardi B (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)