Site icon Telegrafi

Nicki Minaj me gjoksin jashtë në Javën e modës në Paris (Foto, +16)

Nicki Minaj ka marrë gjithë vëmendjen në pjesëmarrjen e saj në Javën e modës në Paris duke u shfaqur tepër ekspozuar në pjesën e sipërme.

Këngëtarja amerikane e kishte nxjerrë jashtë njërin gji gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e Haider Ackermann në kryeqytetin francez.

Pozimi i Minaj para fotografëve (Rex)

34-vjeçarja kishte pozuar për setin e zakonshëm të fotografive, ndërsa nuk kishte se si të mos binte në sy gjiri i saj i majtë që ndodhej jashtë bluzës, teksa e kishte mbuluar vetëm thimthin.

Minaj kishte veshur pantallona të shkurtra në pjesën e poshtme, ndërsa në pjesën e sipërme mbante një bluzë të zezë shumë të hapur në pjesën e dekoltesë me gjirin krejtësisht jashtë.

Nicki duke përcjellë spektaklin e modës (Rex)

Këngëtarja është e njohur për ekspozimet e saja dhe diçka e tillë nuk është e papritur nga Nicki.

Diçka të ngjashme kishte bërë Lil’ Kim në vitin 1999

Ekspozimi i Minaj është krahasuar me atë që e kishte bërë Lil’ Kim në vitin 1999 në MTV Video Music Awards. /Telegrafi/

Exit mobile version